Zyrtare/ Klubi i Premier League-s i ofron kontratë 3-vjeçare, firmoset marrëveshja me lojtarin shqiptar

Fulhami ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me Adrion Pajazitin. Mesfushori 19-vjeçar ka firmosur për 3 vite me klubin e Premier League-s, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit. Lojtari është pjesë e ekipit U21 të Fulhamit, ku ka spikatur me paraqitjet e tij.

Performanca pozitive e Pajazitit i ka siguruar atij edhe debutimin me ekipin e parë sezonin e shkuar në ndeshjen e vlefshme kundër Carabao Cup kundër Birmingham-it. Klubi londinez beson shumë në aftësitë e futbollistit të Kosovës U21, që nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë nuk do e ketë të largët ditën kur të jetë pjesë e ekipit të parë të Fulhamit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *