Zyrtare/ Kishin probleme me trajnerin Diego Longo, Kukësi njofton largimin e dy lojtarëve

Kukësi nuk arriti të plotësonte objektivin e tij në kampionat, të cilin e mbylli në vendin e 4-t, duke mbetur kështu jashtë Kupave të Europës. Shpresa e vetme për një pjesëmarrje në kualifikueset e Ligës së Konferencës është Kupa e Shqipërisë, ku verilindorët duhet të kryqëzojnë gishtat për një fitore të Laçit ndaj Vllaznisë.

Pa nisur ende mirë merkatoja, te Kukësi kanë nisur largimet e para. Vetë klubi njofton se Emiljano Musta dhe Ardit Hila kanë mbyllur bashkëpunimin me verilindorët. Mbrojtësi 30-vjeçar nuk ishte ndër të preferuarit e Diego Longos, ndërsa ky i fundit ka pasur edhe probleme me Ardit Hilën, çka ka sjellë ndarjen e rrugëve për të dyja palët.

“FK Kukësi njofton se futbollistët Ardit Hila dhe Emiljano Musta nuk janë më pjesë e skuadrës sonë! Klubi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me dy futbollistët. Duke i falënderuar për bashkëpunimin, iu urojmë dy futbollistëve suksese në karrierën e tyre futbollistike”, njofton klubi i Kukësit përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *