Zyrtare/ Kërkon të zërë sërish vendin në Kombëtare, Dermaku lë Parmën dhe firmos për 3 vite me ekipin e ri

Sezoni i shkuar nuk ishte ai që Kastriot Dermaku priste të zhvillonte. Dëmtimet e penguan që të tregonte më të mirën e tij, duke humbur kështu edhe Kombëtaren shqiptare. Në listën e publikuar nga Reja mungon emri i shtatlartit kuqezi. Ky i fundit dëshiron të zërë përsëri vendin e tij te Shqipëria, prandaj bën lëvizjen në ditët e fundit të merkatos, duke qenë se nuk ishte pjesë e planeve të Parmës.

Dermaku është kthyer përsëri te Leçe. Pavarësisht dëmtimeve të pësuara në sezonin e shkuar, verdhekuqtë janë bindur me aftësitë e mbrojtësit shqiptar, të cilin pas huazimit një-vjeçar sigurojnë përfundimisht kartonin e tij. Tashmë Dermaku është lojtar i Leçes, me të cilët ka firmosur për 3 vitet e ardhshme, me të cilët objektiv ka ngjitjen në Serie A./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *