Zyrtare/ Katari firmos trajnerin e njohur, ka drejtuar Portugalinë dhe Realin e Madridit

Pas suksesit të arritur me zhvillimin e Kupës së Botës në fundin e vitit të shkuar, Katari ka vendosur të investojnë në rritjen e nivelit të Kombëtares së futbollit të meshkujve. Federata e Katarit ka zyrtarizuar dje trajnerin e ri që do të drejtojë ekipin e tyre kombëtar.

Në pankinë vjen një emër mjaft i njohur, që zotëro një CV tepër të pasur. Bëhet fjalë për Carlos Queiroz-in. Portugezi 69-vjeçar në të shkuarën ka drejtuar Kombetaren  e Portugalisë, Realin e Madridit, Kolumbinë, si dhe ka qenë për disa vite krahu i djathtë i Alex Fergusonit te Manchester United-i. Ndërkohë, nuk i mungon as eksperienca në vendet e Lindjes së Mesme, teksa ka drejtuar më parë Egjiptin, ndërsa së fundmi udhëhoqi Iranin në Kupën e Botës 2022.

Queiroz ka arritur të dërgojë në Kampionatin Botëror Afrikën e Jugut (2002), Portugalinë (2010) dhe Iranin (2014, 2018 dhe 2022). Drejtuesit e Federatës së Katarit presin që një objektiv të tilla ta arrijë edhe me Kombëtaren e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online