Zyrtare/ Kastrioti prezanton 5 afrimet e reja, nga lojtari i Kombëtares së Irakut te huazimi nga Vllaznia

Kastrioti ka qenë mjaft aktiv në këtë merkato dimërore. Skuadra krutane ka prezantuar ditën e sotme plot 5 afrime të reja. Yousuf Zetuna, Xhoi Hajdëraj, Santiago Selmani, Adolf Selmani dhe Kaina Nunes janë futbollistët më të rinj të Kastriotit. Dy vëllezërit Selmani vijnë në Krujë pas aventurës te Teuta, ndërsa Nunes i bahkohet klubit në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Vllaznia.

Ndërkohë Xhoi Hajdëraj vjen nga ekipi i Kukësit, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Besës dhe Orikut. Sa i përket Zetunas, ish-lojtari i Kombëtares U23 të Irakut ka mbyllur një eksperiencë 3-vjeçare në Meksikë dhe kërkon të provojë veten në “Abissnet Superiore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *