Ergys Kaçe do të vijojë të luajë për ngjyrat e Panathinakosit në Greqi. Edhe pse ishte lajmëruar dhe më parë.
Tashmë është zyrtare, pasi ka qenë vetë klubi që përmes një postimi ka bërë me dije se mesfushori shtatshkurtër do të vijojë aventurën e tij tek kryeqytetasit.
25-vjeçari luajti në pjesën e dytë të sezonit me Panathinakosin në 10 takime dhe stafi teknik duket se ka kërkuar që ta mbajë dhe për edicionin e ardhshëm. Kartoni i korçarit është në pronësi të skuadrës së PAOK-ut, megjithatë gjuha e përbashkët është gjetur, pasi lojtari do të jetë në formë huazimi dhe për këtë edicion, por në fund të sezonin skuadra bardhejeshile do të blejë kartonin e Kaçes për shifrën e 400 mijë eurove.