Zyrtare/ Juventusi shkarkon Alegrin pas fitimit të Kupës së Italisë: Sjellja e tij është e papajtueshme me vlerat e klubit tonë

Masimiliano Alegri nuk do të jetë më trajneri i Juventusit. Klubi bardhezi ka njoftuar sot shkarkimin nga detyra të trajnerit nga Livorno. Shkak për këtë vendim është bërë sjellja e tij pas fitores së Kupës së Italisë. Alegri pati një debat me redaktorin e gazetës “Tuttosport”, Guido Vakiaxho.

“Juventusi lajmëron se ka shkarkuar Masimiliano Alegrin nga pozicioni i kryetrajnerit të ekipit të parë të meshkujve. Shkarkimi vjen pas një sjelljeje të caktuar gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, të cilën klubi e mendoi të papajtueshme me vlerat e Juventusit dhe sjelljes që duhet të kenë ata që e përfaqësojnë atë”, ka njoftuar klubi Juventus përmes faqes së vetë zyrtare në internet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/