Federata Italiane e Futbollit ka marrë vendimin për çështjen e ngritur së fundmi te Juventusi. Mashtrimet me pagat dhe transferimet kanë bërë që për bardhezinjtë të vendoset me dorë të hekurt.
“Zonja e Vjetër” mund t’i thojë lamtumirë Champions League-s pa u mbyllur ende sezoni. Kjo pasi klubi është dënuar me heqjen e 15 pikëve nga renditja. Një goditje që e vështirëson shumë ecurinë e Juventusit, që në fillim të sezonit ka pasur edhe një krizë rezultatesh nën drejtimin e Allegri-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/