Futbolli në Shqipëri po i kthehet dalëngadalë normalitetit. FSHF përcaktoi ditën e djeshme edhe datën kur Kategoria Superiore do të zbresë në fushë, duke vendosur 3 qershorin për rifillimin e kampionatit. Ndërkohë presidenti Armand Duka e ka bërë me dije edhe më parë se synimi i Federatës është që të kthejë në stadium jo vetëm ligën elitare, por të gjitha kampionatet shiptare. E pas dritës jeshile për Superioren tashmë duket se është vendosur edhe fati i Kategorisë së Parë.
Klubi i Tërbunit bën me dije nëpërmjet faqes së vetë zyrtare në “Facebook” se gjithçka është vendosur dhe Kategoria e Parë do të nisë sezonin aty ku e ka lënë në datën 7 qershor, vetëm 4 ditë pas Superiores. Lufta për një vend në elitën e futbollit shqiptar është e fortë në këtë ligë dhe fatet e skuadrave do të vendosen në fushë e blertë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/