Në radhët e Partizanit nuk ka vetëm afrime në merkaton e verës. Kampionët e “Abissnet Superiore”-s kanë njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se Aldo Teqja nui është më pjesë e ekipit. Me Rexhepin dhe Hoxhën n skuadër, si dhe me Qirkon e huazuar për ndeshjet në kompeticionet e UEFA-s, është parë e udhës që portieri të shohë për një tjetër ekip për të vazhduar karrierën e tij.
“Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Aldo Teqja. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Faleminderit Aldo Teqja që ishe pjesë e familjes së kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive”, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/