E ardhmja e Erling Halandit tashmë nuk është më një enigmë. Mino Raiola ka mbyllur marrëveshjen e tij të fundit përpara se të ndërronte jetë, duke e transferuar talentin norvegjez në Premier League. Manchester City ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen më të re përmes faqes së tyre zyrtare.
“Manchester City mund të konfirmojë se kemi arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit Erling Haaland te klubi më 1 korrik 2022. Transferimi mbetet subjekt i përfundimit të kushteve të Klubit me lojtarin“, njofton klubi i Manchester City-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Manchester City can confirm that we have reached an agreement in principle with Borussia Dortmund for the transfer of striker Erling Haaland to the Club on 1st July 2022.
The transfer remains subject to the Club finalising terms with the player.
— Manchester City (@ManCity) May 10, 2022