Zyrtare/ Ishte pranë Kukësit, Llullaku refuzon dy klube të Ligue 1 për… Kategorinë e Dytë të Rumanisë

Azdren Llullaku ka vendosur të ardhmen e tij. Sulmuesi shqiptar i dha fund aventurës në Bjellorusi dhe ishte pranë kalimit te Kukësi. Edhe vetë lojtari e pranoi se ishin në bisedime me verilindorët dhe shprehu dëshirën e tij për të luajtur me ta, por zgjedhja e bërë së fundi është larg Shqipërisë.

Llulaku rikthehet sërish në kampionatin ku siguroi Kombëtaren, në Rumani. Megjithatë ajo që habit është fakti se firmos në Kategorinë e Dytë të saj me klubin Concordia Chiajna. Trajneri Florin Bratu shprehet mëse i kënaqur për këtë marrëveshje. Ai thekson se ka marrë një golashënues të vërtetë, ndërsa zbulon se lufta për të siguruar shërbimet e Llullakut ka qenë madhe, teksa ka pasur konkurencën e 2 klubeve nga Ligue 1.

“Kam transferuar një golashënues të vërtetë që ka shumë eksperiencë. Jam i lumtur që ia dolëm, duke konsideruar faktin se luftuam për firmën e tij me dy klube nga Ligue 1. Objektivi jonë është të renditemi lart, të luftojmë për vendet e para“, ka thënë trajneri Fflorin Bratu për “ProSport“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *