Zyrtare/ Ish-lojtari i Vllaznisë prezantohet me skuadrën e re, firmos për dy vite në Suedi

Arlind Kalaja ka gjetur ekipin e ri në karrierën e tij. Ish-futbollisti i Vllaznisë ka lënë kampionatin shqiptar për të vijuar në atë suedez. Lojtari 26-vjeçar ka firmosur për dy vite me Ljungskile-n, e cila luan në Ligën e Tretë të Suedisë. Është vetë klubi në fjalë që ka prezantuar Arlind Kalajan në radhët e tyre.

“Është kënaqësi e madhe të marrësh një blerje të re të merituar këtu si Arlindi. Na jep shumë opsione për të ecur përpara. Ai është një kërc.ënim i aftë sulmues që besojmë se do të bëhet gjithnjë e më i mirë“, ka thënë trajneri Erik Lund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *