Agon Elezi largohet pas 4 sezoneve në elitën e Kroacisë me skuadrën e Varazdinit. Ish-lojtari i Skënderbeut ka hedhur hapin më të rëndësishëm në karrierën e tij. 22-vjeçari ka firmosur me klubin Bohum. Tashmë, mesfushori do të ketë mundësinë të luajë në një nga 5 kampionatet më të forta të Euroës, më konkretisht, në Bundesligë.
Momentalisht Bohumi renditet në pozicionin e 14 në kampionatin gjerman, duke garuar për të siguruar qendrimin edhe për një tjetër sezon mes 18 më të mirëve të Gjermanisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/