David Domgjoni ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar ka lënë radhët e Menemensporit në Ligën e Parë turke dhe ka firmosur në elitën e Zvicrës. Futbollisti 24-vjeçar e nisi nga ekipi i Laçit, ndërsa tashmë e gjen vetën pjesë të skuadrës së Luzernës.
Domgjoni ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me klubin helvet deri në vitin 2023. Lajmin e konfirmon vetë ekipi i Luzernës përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale. Domgjoni nis kështu një eksperiencë të re në karrierën tij, ku do të provojë veten në një kampionat më cilësor se ata ku ka luajtur deri më sot./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram