Zyrtare/ Interi e shkarkoi për 3 muaj, Hollanda zgjedh trajner dështimin e zikaltërve

Pankina e Kombëtares së Hollandës mbeti bosh pas braktisjes së Koeman. Ky i fundit u largua për të ndjekur ëndrrën e tij, të drejtonte skuadrën e Barcelonës. “Tulipanët“ kanë vendosur përfundimisht për pasardhësin e Koeman, duke e prezantuar në faqen zyrtare. Është Frank De Boer ai i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me portokallinjtë, të cilët do i udhëheqë edhe në Botëronin Katar 2022.

Kështu dështimi i Interit është i përzgjedhuri i Kombëtares së Hollandës. Frank De Boer nisi një aventurë me zikaltrit 4 vite më parë, por që përfundoi më shpejt nga ç’mund ta imagjinonte. Vetëm 3 muaj ka zgjatur tekniku holandez i ulur në stolin e klubit italian, teksa drejtuesit e Interit vendosën ta shkarkonin pas rezultateve të dobëta të arritura në 14 ndeshjet e para të sezonit 2016/2017./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *