Zyrtare, Iniesta bëhet “Samurai”

Andres Iniesta bëhet “samurai”, sepse firma e tij me Visel Koben në J-League ka ardhur sot.

Lajmi kishte dalë prej ditësh, por u përgënjeshtrua nga drejtuesit e klubit japonez dhe u harrua për pak ditë.

Mesfushori legjendar u nda nga Barcelona pak ditë më parë, një zgjedhje e dhimbshme, por e drejtë, pasi mosha bën të vetën dhe qëndrimi te Barcelona nënkuptonte shumë ndeshje në stol dhe rendiment në rënie.

Tani Iniesta zgjedh të bashkohet me ekipin ku luan Lukas Podolski. Futboll cilësor, i shpejtë, por jo në nivelin e Spanjës, ndërkohë që paga do të jetë shumë e lartë, aq sa Iniesta ka refuzuar edhe transferimin në Kinë.

Pas Kupës së Botës do të vijë edhe debutimi në Japoni, ku presioni për Iniestën nuk do të jetë i madh për momentin, sepse Visel Kobe nuk është pretendent për titull.

Sot Iniesta u prezantua dhe foli si “japonez” : “Është një ditë e veçantë dhe shumë e rëndësishme për karrierën time. Dua të shpreh mirënjohjen time për besimin që kanë treguar tek unë. Pres me padurim të nis punën, në një vend që e dua shumë. Shpresoj që unë dhe familja ime të përshtatemi sa më shpejt dhe të bëhemi pjesë e kulturës japoneze. Lojtarët japonezë janë shumë inteligjentë dhe mjaft teknikë. Kam fatin që të marr ende shumë oferta, por zgjodha Visel Koben, pasi ishte ofertë shumë interesante dhe kultura japoneze më tërheq shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online