Demir Imeri ka zgjedhur klubin e ri. Ish-lojtari i Kamzës, aktivizuar më parë dhe me Shkëndijën e Tetovës, do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin skandinav. Sulmuesi i djathtë do aktivizohet në Finlandë me ekipin e PS Kemit. Palët kanë gjetur akordin dhe 22-vjeçari i lindur në Kërçovë shihet si një përforcim i mirë për ekipin, i cili renditet në vendin e fundit në elitën e futbollit finlandez.
Në shtatë ndeshjet e fundit PS Kemi ka rritur vetëm një barazim. Imeri gjen një tjetër shqiptar në ekip, Demirin i cili luan në rolin e sulmuesit. Gjatë sezonit të kaluar Imeri zhvilloi 20 ndeshje me ekipin e Kamzës, duke realizuar dhe dy gola.