Zyrtare/ I jepet fund çdo diskutimi, Peter Olainkës i mbërrin ftesa e Kombëtares së tij

Peter Olainka e ka mbyllur përfundimisht diskutimin për Kombëtaren që do të luajë, pavarësisht se nuk ka pasur kurrë një të vërtetë të madhe për kalimin te Shqipëria. Megjithëse vetë lojtari kishte dëshirë të madhe t’i bashkoheshe kuqezinjëve, por te Kombëtarja nuk ftohen lojtarë që nuk kanë rrënjë shqiptare.

Këtë e ka mësuar edhe Olainka me kalimin e kohës, duke marrë vendimin përfundimtar. Sulmuesi që i shënoi Interit në “Champions League” vetëm pak ditë më parë, ka marrë ftesën e Nigerisë. Këta të fundit do të luajnë një miqësore ndaj Brazilit. Një festë e madhe edhe për Nigerinë, ndërsa mediat që i kushtohen lajmeve të saj, si “Urnaija”, shprehen se Olainka ka hequr dorë përfundimisht nga Shqipëria pas kësaj ftese të marrë. /Sport Ekspres/