Zyrtare/ Hebaj vishet i kuq, të gjitha detajet!

Lajmi ishte në ajër, ashtu sikurse edhe Sport Ekspres kishte shkruar disa ditë më parë, duke fotografuar edhe momentin e takimit me presidentin e Partizanit, Demi.

Rubin Hebaj është futbollisti i ri i Partizanit dhe largohet nga Sllovenia, pas një sezoni te skuadra e Domzhales. Produkti i Vllaznisë, ka pranuar ofertën e të kuqve, që sipas asaj që mëson gazeta, do të nënshkruajë për 1 sezon me të kuqtë, në formë huazimi, teksa do të marrë edhe numrin “9” të sulmuesit Edgar Çani.

Hebaj ka mbërritur prej ditësh në Tiranë, teksa u deshën disa takime për të rënë dakord, sa i përket rrogës. Ndërkohë, nuk dihet nëse futbollisti do të qëndrojë edhe pas një sezoni, por fakti që fanella e Çanit i është dorëzuar, është sinjali se sulmuesi shtatlartë tashmë mund të quhet me valixhe në duar dhe jashtë planeve të trajnerit Gega.

Sezonin e shkuar, në kampionatin slloven, Hebaj shënoi 4 gola. Kujtojmë që sulmuesi është vetëm 19 vjeç dhe ka mundësi të rritet shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *