Granada do të jetë kundërshtari i radhës në rrugëtimin europian të Teutës. Spanjollët shihen dukshëm favoritë në këtë sfidë, pavarësisht se në futboll asnjëherë nuk ka siguri absolute. Por kur jemi thuajse dy javë larg kësaj përballjeje, Granada është hedhur në merkato për të përforcuar grupin.
Një lojtar i Realit të Madridit ka firmosur për 5 vite me spanjollët, që shtojnë kështu forcat përpara ndeshjes me Teutën. Alberto Soro është 21-vjeçari që do të veshi fanellën e Granadas, që më parë është huazuar nga Reali i Madridit drejt Real Zaragozës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/