Zyrtare/ Goditja më e madhe vjen nga Prishtina, firomosin me dëshirën e Partizanit në merkato

Goditja më e madhe e klubeve shqiptare këtë merkato vjen nga Prishtina. Bardhekaltrit kanë gjetur akordin me mesfushorin Sabien Lilaj. Një përporcim tejet cilësor ky, duke ditur nivelin dhe aftësitë e lojtarit që ka shkëlqyer më parë me fanellën e Skënderbeut. Eksperienca e fundit e ish-futbollistit të Kombëtares i përkiste kampionatit izraelit, të cilin e ka lënë pas për t’ju bashkuar Prishtinës.

Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase e kanë mbyllur me një firmë në kontratë takimin me Lilajn, që në këtë mënyrë i shuan shpresat përfundimisht Partizanit, ekip që u përfol se e kërkonte këtë verë. Ndërkohë bardhekaltrit bëjnë me dije në faqen e tyre zyrtare se prezantimi do të vijë së shpejti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online