Zyrtare/ Geraldo Bajrami e mbyll përfundimisht me Birminghamin, mbrojtësi shqiptar prezantohet në klubin e ri

Geraldo Bajrami e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e tij te Birminghami. Mbrojtësi shqiptar ka qenë pjesë e akademisë së këtyre të fundit, me të cilët ka arritur që të debutojë edhe me ekipin e parë. Futbollisti 21-vjeçar kërkonte të linte futbollin e moshave dhe të kishte më tepër hapësira në atë profesionist, prandaj ka vendosur të largohet nga Birmingham.

Bajrami ka gjetur ekipin e tij të ri për të vijuar karrierë. Mbrojtësi i Kombëtares shpresa është prezantuar në radhët e Kidderminster Herriers. Skuadra në fjalë luan në ligat inferiore të Anglisë, ndërsa Barjami dëshiron të hedhë një e nga një hapat drejt niveleve më të larta të futbollit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *