Zyrtare/ FSHF me vendimin përfundimtar për ndeshjet e Superiores, por rrezikohen javët e tjera

FSHF ka dalë me një komunikim zyrtar sa i përket situatës kritike në Shqipëri, pas ardhjes së Koronavirusit. Dy ndeshjet e programuara në ditën e sotme mes Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësit do të zhvillohen normalisht sipas planit, por pa tifozë.

Gjithashtu në tryezë u shtrua edhe mundësia e një shtyrje të mundshme të tyre, por kjo nuk erdhi si vendim përfundimtar. Edhe në njoftimin e FSHF-së shkruhet se duke marrë parasysh faktin se ekipet janë akomoduar për transfertat që do të kenë, atëherë ndeshjet do të zhvillohen normalisht. Por vazhdimi i kampionatit do të jetë një enigmë më vete që do të varet edhe nga gjendja e vendit në ditët e ardhshme, nëse do të kemi një përhapje apo jo më të madhe të Koronavirusit. /Sport Ekspres/

Njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me aktivitetin futbollistik Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend. Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura. Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online