Zyrtare, Fili lë Partizanin dhe nis bisedimet me disa klube

Realdo Fili del edhe zyrtarisht i lirë në treg. Partizani me fjalë pretendonte se nuk do ta lëshonte dhe se do ta huazonte diku, por e vërteta është se që para sherrit me Sulejman Starovën klubi e kishte nxjerrë jashtë planeve të veta, duke e njoftuar dy ditë para mbylljes së merkatos se duhej të gjente ekip tjetër.

Ky ishte një vendim i papritur për Filin, i cili e nisi rifillimin e kampionatit si titullar. Ai luajti nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Flamurtarit dhe pak ditë para mbylljes së merkatos, nuk e priste të dilte në rrugë të madhe. Gjithsesi, Fili është vetëm 21 vjeç dhe sot ka dalë i lirë në treg, sepse Partizani i ka prishur kontratën, pas kërkesës së futbollistit.

Që sot Fili dhe menaxheri i tij Elton Marini kanë nisur bisedimet intensive me disa klube në Superiore dhe synimi është mbyllja e bisedimeve deri nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online