Përjashtimi i Rusisë nga kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s, ngritën pikëpyetje se çfarë zgjidhjeje do të jepej për “play off“-in që rusët do të luanin në mars kundër Polonisë. Shumë hipoteza u ngritën, që nga zëvëndësimi i Rusisë me vendin e tretë më të mirë të grupeve, apo edhe kalimin e Sllovakisë si e treta në grupin e Rusisë.
Megjithatë FIFA ka marrë vendimin përfundimtar, që kënaq së tepërmi Poloninë. Kombëtarja polake do të kualifikohet direkt për në finale të “play off“-eve, ku do të presë fituesin e çiftit Suedi-Republika Çeke. Ndeshja do të cilësohet si e braktisur nga Rusia dhe kështu Polonia fiton në tavolinë 3-0./Sport Ekspres/