Feta Fetai ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Vetëm 18 vjeç, mesfushori shqiptar ka hedhur firmën në kontratë për Lokomotivën e Zagrebit. Fetai në parë ishte pjesë e Rabotniçkit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa tashmë do të provojë forcat e tij në një kampionat më të fortë. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi kroat në kanalet zyrtare në rrjetet sociale.
“Feta Fetai është lojtari i ri i Lokomotivës. Ai vjen te ne nga Rabotniçki, Shkup. Fetau është 18-vjeç dhe është një mesfushor. Sezonin e shkuar, si një minoren, ai bëri 13 paraqitje në ligën e parë të Maqedonisë. Fetai luan për ekipin kombëtar Maqedoni U18. Mirë se vjen Feta”, ka njoftuar klubi Lokomotiva e Zagrebit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/