Zyrtare/ “Është koha e Karikarit”, Klubi i Brdariçit prezanton dëshirën e vjetër të Partizanit si një bo.mbë atomike

Kwame Karikari do të jetë lojtari më i ri i Chennayin-it. Pas emërimit të Tomas Brdariçit në stol, klubi Indian ka bërë goditjen e radhës. Sulmuesi ganez do të nisë një aventurë të re në kampionatin e Indisë dhe është vetë klubi Chennayin ai që e ka prezantuar për të gjithë ndjekësit.

Në faqen zyrtare të ekipit në “Facebook” është shpërndarë një video e animuar, ku në centralin bërthamor të Indisë prodhohet pikërisht… Karikari. Lojtari është një emër i njohur edhe në Shqipëri, teksa në vitin 2019 Partizani ishte shumë pranë firmës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *