Erzeni ka vendosur të mbyllë sezonin me ndryshime në pankinë. Klubi nga Shijaku ka ndarë rrugët me trajnerin Xhevahir Kapllani. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi Erzeni përmes faqes zyrtare në “Facebook”.
“KF Erzeni njofton se Xhevahir Kapllani nuk do jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në karrierë”, ka njoftuae klubi Erzeni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/