Momenti i ndarjes për Vasil Shkurtajn dhe Kukësin ka mbërritur. Kontrata e lojtarit shqiptar përfundoi që në fundin e muajit maj, ndërsa vetë sulmuesi nuk dëshiroi të rinovonte me verilindorët. Pasi ndihmoi ekipin deri në fund të rrugëtimit për këtë sezon, Shkurtaj lajmëron tashmë lamtumirën zyrtare me klubin.
Vlonjati ka bërë një sezon të shkëlqyer me fanellën e ekipit kuksian, ku u rendit i dyti në listën e golashënuesëve të kampionatit, me 22 gola të shënuara. Me anë të një postimi në “Facebook”, Shkurtaj falenderon klubin për periudhën që ka qenë pjesë e tij dhe i uron titullin kampion në sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/