Zyrtare/ Erdhi me bujë të madhe por largohet në vetëm pak muaj, Partizani përcjell pa falenderime Kaçen

0

Partizani i ka dhënë fund marrëveshjes me Ergys Kaçen. Lojtari 28-vjeçar erdhi në “Abissnet Superiore” me një bujë të madhe si një ish-lojtar i Kombëtares kuqezi. Me eksperiencën e tij mesfushori shihej si një përforcim luksi për “demat e kuq” dhe pritej të bënte diferencën në kampionatin tonë.

Por aventura e tij me kryeqytetasit zgjati vetëm pak mua, teksa sot Partizani ka zyrtarizuar ndërprerjen e kontratës mes palëve. Është vetë klubi që ka njoftuar në faqen zyrtare në “Facebook” për largimin e Ergys Kaçes, të cilin e përcjell pa falenderime, ndryshe nga ndarjet e mëparshme.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Ergys Kaçe. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre”, shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.