Zyrtare/ Erdhi me bujë dhe u largua pa festuar asnjë gol, Vayrynen prezantohet me klubin e ri: Do luaj me lojtarë të mëdhenj

Erdhi në Tiranë me bujë të madhe për të udhëhequr sulmin bardheblu, por e përfundoi sezonin pa festuar as një gol të vetë. Tim Vayrynen rezultoi një dështim te kryeqytetasit, të cilëve u ka dhënë lamtumirën këtë verë. Finlandezi është rikthyer në vendlindje, ku është prezantuar në radhët e KuPS. Lojtari ka firmosur deri në fund të vitit të ardhshëm, ndërsa në një prononcim të dhënë për klubin shprehet i lumtur të luajë me KuPS, me të cilët synon të fitojë titullin kampion në Finlandë.

“Patjetër që do të kënaqem duke luajtur me lojtarë të mëdhenj. Kam ndjenja absolutisht të mëdha dhe jam vërtet i lumtur që do të jem në gjendje të luaj për KuPS në të ardhmen. Kam parë shumë në Europë në karrierën time, por deri më tani në Finlandë kam luajtur vetëm në zonën metropolitane të Helsinkit. Është mirë të shohësh dhe të përjetosh kulturën e futbollit të Kuopio tani. Klubi dhe ekipi duan të zhvillohen dhe të ecin përpara në çdo mënyrë, ne gjithashtu kemi nevojë për mbështetjen e çdo punonjësi të Kuopio.

KuPS u ka treguar të gjithëve se ekipi ka mundësi kudo. Ne jemi seriozë për kampionatin Veikkausliiga dhe po shkon shkëlqyeshëm edhe në Evropë. Unë përpiqem të zhvilloj ekipin tim, si dhe veten time, dhe të bëj çmos për ta bërë KuPS të suksesshëm”, ka thënë Vayrynen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online