Emiliano Vila është kthyer në shtëpi. Mesfushori 36-vjeçar ka firmosur me ekipin ku ka nisur karrierën e tij, me Teutën. Vila ka lënë Partizanin për të firmosur me klubin bregdetar për të paktën një sezon. Lajmin e ka përcjellë vetë skuadra durrsake përmes faqes zyrtare në “Facebook”.
“Klubi i Futbollit Teuta njofton afrimin e tretë të merkatos së verës, duke rikthyer në shtëpi mesfushorin Emiliano Vila! Mesfushori 36-vjeçar do të jetë zyrtarisht futbollisti më i ri i Teutës, duke u rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist. Klubi i uron mirëseardhje Vilës dhe sa më shumë suksese me fanellën blu”, ka njoftuar klubi Teuta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/