Xhenoa ka zgjedhur kreun e ri të pankinës. Klubi italian ka zyrtarizuar ditën e sotme një legjendë të futbollit. Bëhet fjalë për Andrij Shevçenkon. Ish-ylli i Milanit i ka dhënë fund papunësisë pas largimit nga stoli i Kombëtares së Ukrainës dhe tani kthehet përsëri në Serinë A. Por këtë herë jo në fushën e lojës, por do të udhëheqë ekipin nga pankina.
Kaleb Ekuban do të ketë mundësinë të jetë nën urdhërat e një nga futbollistëve që ka pasur një karrierë të ndritur, duke arritur të fitojë edhe Topin e Artë. Një arritje e madhe kjo për sulmuesin ganez, që nga fanella e Partizanit tani e gjen veten në Serinë A duke u trajnuar nga një emër i madh i futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/