VIDEO/ “Mbreti i zemrave“! Tirana risjell emocionet e derbit, ekipin në dhomën e zhveshjes e “ndez“ Seferi

Tirana fitoi bindshëm dje derbin e kryeqytetit, teksa mposhti me shifrat e thella 4-0 Dinamon. Bardheblutë dominuan takimin dhe marrin gjithë meritat për fitoren e marrë në “Air Albania”. Klubi kryeqytetas risjell edhe njëherë emocionet e këtij derbi përmes kanalave zyrtare në rrjetet sociale.

“Mbreti i zemrave”, shkruajnë bardheblutë, teksa bashkangjisin një video me momentet kyçe të përballjes me Dinamon. E këtu nuk mungojnë as kamerat në dhomat e zhveshjes, aty ku është Seferi ai që “ndez” ekipin me fjalimin e tij motivues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online