Valmir Veliu nga dita e nesërme do të jetë pjesë e klubit Gaziantep. Lojtari 22-vjeçar firmosi një kontratë 3-vjeçare me ekipin turk, duke hedhur kështu një hap të madh në karrierën tij. Lajmin e bën të ditur vetë klubi nga elita e Turqisë, i cili i uron mirëseardhjen Veliut. Anësori largohet nga Llapi në një moment delikat, teksa skuadra nga Kosova humb lojtarin më të rëndësishëm në prag të sfidave europiane.
“Klubi i futbollit Gaziantep ka arritur marrëveshje me klubin Llapi FC dhe lojtarin për transferimin e kandidatit për yllin e ri kosovar, Valmir Veliu. 22-vjeçari i Kombëtares do të djersijë për suksesin e stemës sonë kuqezi për tre sezonet e ardhshme. Mirëpresim në klubin tonë Valmir Veliun, i cili do të marrë pjesë në aktivitetet e kampit të ekipit tonë të hënën më 27 qershor në Bolu dhe i urojmë suksese nën stemën tonë”, shkruan klubi i Gaziantepit në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/