Zyrtare/ Egnatia shpërblen trajnerin, i ofron kontratën afatgjatë Edlir Tetovës

Klubi Egnatia ka vendosur të shpërblejë trajnerin për punën e kryer deri në këtë fazë të kampionatit. Skuadra rrogozhinase ndodhet në vendin e tretë në renditje dhe është pranë kualifikimit historik në Kupat e Europës. Duke parë ecurinë e ekipit, presidenti Demrozi ka vendosur t’i besojë një projekt afatgjatë trajnerit Edlir Tetova. Klubi bën me dije përmes faqes zyrtare në “Instagram“ se palët kanë firmosur rinovimin e kontratës edhe për tre sezonet e ardhshme. Kështu pankina e Egnatias do të drejtohet nga Tetova deri në verën e vitit 2026.

“Edlir Tetova rinovon kontratën me klubin dhe për 3 sezonet e ardhshme. Ditën e sotme, në ambientet e klubit trajneri dhe Presidenti kanë firmosur rinovimin e kontratës deri ne përfundim të sezonit 2026. Puna e mirë në krye të ekipit nga trajneri Tetova ka bërë që Presidenti t’i besoj projektin ambicioz të nisur në fillim të sezonit“, ka njoftuar klubi Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online