Egnatia nuk dëshiron të mbetet kalimtare këtë sezon në Kategorinë Superiore dhe këtë po e dëshmon me merkaton e zhvilluar. Skaudra rrogozhinase hyn në elitë me një plan serioz për të mbërritur lart, për këtë arsye ka qenë e papërmbajtshme në dritaren e transferimeve, ku nuk kanë munguar emrat e njohur.
Pas Bruno Telushit, Egnatia zyrtarizon sot një tjetër mesfushor. Chris Gadi është lojtari më i ri i ekipit nga Rrogozhina. Mesfushori 29-vjeçar vjen në Shqipëri me një CV të pasur, teksa në të shkuarën e tij ka mbajtur veshur edhe fanellën e klubit të njohur të Marsejës. Gjithashtu Gadi ka luajtur edhe për ekipe si Lokomotiva e Plovdivit apo Charleroi në Belgjikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/