Klubi i Egnatias ka prezantuar sot transferimin më të ri. Rrogozhinasit kanë bërë merkato në Kategorinë e Parë, ku kanë marrë Skerdilajd Levendin. Mesfushori është vetëm 20 vjeç dhe ka firmosur deri në vitin 2026 me Egnatian, që duket se ka thurur plane afatgjata për lojtarët e rinj.
“KF Egnatia njofton se ka arritur të firmosi me mesfushorin Skerdilajd Levendi. I cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2026-të”, shkruan klubi i Egnatias në faqen zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/