“Ndërruam formacionin në 24 orët e fundit”, Josa i jep meritat Skënderbeut: I ka marrë pikë çdo kundërshtari të fortë

Skënderbeu ka marrë një pikë shumë të vlefshme ndaj Laçit në barazimin 0-0. Superiorja është kthyer, por për të parë ndeshje të një niveli të lartë duhet të presim ende. Pak raste ka pasur ky takim i parë, nisur edhe nga mënyra sesi korçarët kanë luajtur në fushën e blertë. Përballë ekipit më në formë të Superiores që kishte pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit, Skënderbeu ka marrë një pikë duke i bërë punës vetes dhe ekipeve të tjera që po luftojnë për titullin kampion.

Loja është kontrolluar nga kurbinasit, por edhe korçarët kanë qenë të rrezikshëm me kundërsulmet e shpejta. Rasti më i mirë ishte ajo gjuajtje e Zikos që do të devijohej nga ana e Rexhepit. Në pjesën e parë u anulua edhe një gol i Mensah, me përsëritjen e pamjeve që i dhanë të drejtë vendimit të gjyqtarit. Pas përfundimit të ndeshjes trajnerët kanë dhënë intervistat për emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”.

Josa (Laçi): ““Barazimi nuk më lë shije të mirë. Kishim probleme në ditët e fundit, por skuadra luajti futboll. Duhet t’i kishim zgjidhur më mirë disa situata në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u rritëm, por duhet të kishim goditur më shumë portën e Skënderbeut. Edhe barazimi nuk mund të them se është rezultat i keq, mund ta pësonim te rasti i Mensah. Duhet të jemi konkretë dhe të sinqertë për mënyrën se si luajtëm sot.

Tentuam të krijonim më shumë, në përgjithësi jam i kënaqur me lojtarët. Mund të kishim bërë më mirë në veprimetsulmuese,sidomos në futjen në zonën e Skënderbeut. Unë jam i kënaqur me gatishmërinë e shprehur nga lojtarët. Është ndërruar formacioni në 24 orët e fundit, udhëtuam sot me vetëm 16 lojtarë. Mënyra e lojëssë Mazrekajt është ajo që zhvilloisot. Ai zhvilloi një lojë të mirë,sidomos në pjesën e dytë, jam i kënaqur me gjendjen fizike dhe ritmin që mbajti deri në fund. Guindo dhe Zarubica mund të bënin më mirë në pjesën e parë. Skënderbeu i ka marrë pikë çdo kundërshtari të fortë në letër”, përfundoi trajneri i Laçit.”.

Memelli (Skënderbeu): “Pjesa e parë ishte më e mirë, në pjesën e dytë ishim më të kujdesshëm. Laçi është një skuadërshumë e mirë, me elementë cilësorë që mund të fitojnë në çdo fushë të kampionatitshqiptar. Rasti i fundit më la shije të hidhur, por nuk mund të kërkoj më shumë nga lojtarët. Stadiumi është kthyer në fortesën tonë. Kemi pasur tre lojtarë me probleme, Moreas, Mara dhe Sadriu nuk ishin në 100%-in e tyre, kishim tre mungesa, por edhe Laçi kishte mungesa, raportet e dy skuadrave ishin të barabarta. Ne vuajmë dhe kur vuajmë dalin në pah cilësitë tona. Nuk ka fushë më komode të luash se në Korçë. Janë disa raste të dyshimta, por nuk kanë shumë rëndësi. E gjithë loja sot ishte ‘fair’ dhe ekipet morën atë që meritojnë.

Treshja e mesfushës së Laçit bën rotacion me njëri-tjetrin, ky rotacion na prishi pak punë. Lodhja fizike kur nuk ke topin, ndikon që të jesh më konfuz dhe më pak i qartë kur e rimerr topin. Çdo skuadër e radhës është një rivale e jona. Le të humbin sa raste të duan, e rëndësishme është që sulmuesit të dalin përpara portës, unë gëzohem kur ata dalin përpara portës. Duhet të bëjmë edhe një krahasim midis buxheteve. I yni është 250-300 milionë lekë të vjetra, i dini edhe buxhetet e skuadrave të tjera”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online