Zyrtare/ Egnatia bën goditjen e madhe në merkato, sjell sulmuesin nga elita e Çekisë

Egnatia dëshmon sërish se është një hap përpara të tjerëve. Klubi rrogozhinas ka njoftuar pak minuta më parë se sa sigiruar firmën e Youba Dramesë. Ky i fundit është 26-vjeç dhe luante për Zlinin në elitën e futbollit çek. Klubi Egnatia ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se palët kanë nënshkruar një kontratë që e mban sulmuesin francez në Rrogozhinë për 2.5 vitet e ardhshme.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me sulmuesin Youba Drame për 2.5 vitet e ardhshme. Drame me një cv të pasur pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë dhe një alternativë më shumë në formacion e trajnerit Edlir Tetova”, ka njoftuar klubi Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *