Uinful Kobina i ka dhënë fund aventurës së tij në Shqipëri. Megjithëse pak kohë më parë mori edhe pasaportën shqiptare, lojtari ganez ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin e tij me Tiranën, me të cilët arriti të merrte edhe titullin kampion në Kategorinë Superiore.
Vetë klubi bardheblu ka njoftuar shitjen e kartonit të Kobinasë, i cili tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në Egjipt. Është pikërisht skuadra e porsa ngjitur në Premier Ligën egjiptiane, Kleopatra, ajo që ka siguruar shërbimet e mesfushorit.
Lojtari 29-vjeçar ka udhëtuar drejt Gizës, ku ka kryer edhe testet mjekësore mëngjesin e sotëm, si dhe ka hedhur firmën e tij në kontratën e re. Ky është përforcimi i 12-të i klubit të Kleopatrës, që ngjitet për herë të parë në elitën e futbollit të Egjiptit./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/