Donjet Shkodra ka gjetur skuadrën e tij të re pas largimit nga Kukësi. Ai ka nënshkruar në Kazakistan me Shaktar Karagandi. Sikurse njofton klubi kazak, kontrata me mesfushorin do të jetë e vlefshme për një vit.
Shkodra në Shqipëri u bë i njohur pas aktivizimit me Flamurtarin, teksa në Vlorë arriti të shënonte gola të rëndësishëm. Pas një sezoni me kuqezinjtë, ishte Skënderbeu që i bëri ofertë dhe mesfushori për gjashtë muaj ishte pjesë e korçarëve.
Me bardhebkuqtë gjërat nuk shkuan mirë dhe më pas kaloi te Kukësi, ku luajti rregullisht. Në fillim të këtij sezoni pati probleme në lidhje me kushtet kontraktuale dhe u gjet një marrëveshje e re deri në dhjetor. Rinovimi nuk erdhi dhe tanimë Shkodra do të jetë pjesë e Shaktar Karagandit.