ZYRTARE/ Do të mbahet mend për autogolin spektakolar te Inter, “El Cholo” merr mesfushorin jashtë kohës

Atletiko Madridi ka zyrtarizuar mesfushorin e Valencias, Kondogbia, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024. Por si mundet që të kryhet një lëvizje e tillë në nëntor? Gjithçka lidhet me çështjen Thomas Partey, i cili u largua në orët e fundit të merkatos dhe ekipi i drejtuar nga “El Cholo Simeone” kishte kohë për rreth një muaj që të bënte një lëvizje brenda “La Liga-s”.

Për këtë arsye u mor Kondogbia, i cili do të mbahet mend për autogolin spektakolar të realizuar në kohën kur ishte te Interi. Pikërisht në ndeshjen miqësore kundër Chelsea-t, atje ku mesfushori i shtangu të gjithë me ekzekutimin e tij në portën e zikaltërve. Mbërritja te Valencia i dha një tjetër jehonë të madhe futbollistit që po e ngrinte nivelin në fushën e lojës, por sërish nisi lëkundjet e performancës që mund të ndryshojnë në drejtimin e Simeones. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online