Pas sigurimit të mbijetesës edhe për një tjetër vit në Kategorinë e Parë, tashmë te Dinamo po nisin përgatitjet për sezonin e ri. Klubi kryeqytetas ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, të cilin do të synojnë ta rikthejnë sërish. Objektivi mbetet Superiorja dhe Dinamo nis menjëherë merkaton për të projektuar suksesin në sezonin që vjen.
Ndryshimet fillojnë nga kupola drejtuese, ku Fabio Sguerzo emërohet nëndrejtor i shoqërisë. Italiani vjen me eksperiencën e tij në Tiranë, për të ndihmuar blutë e kryeqytetit të ngjiten sa më lart. Gjithashtu klubi dinamovit zyrtarizon edhe blerjen e parë në merkaton e lojtarëve.
Braziliani Welber Almeida Santos ka firmosur për Dinamon dhe nga sezoni që vjen do të përpiqet të japë kontributin e tij me gola. Paraqitjet e mira të zhvilluara me skuadrën e Burrelit kanë bërë që 18 herë kampionët e vendit ta shohin si njeriun e duhur për majën e sulmit lojtarin 26-vjeçar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/