Vllaznia ka bërë një afrim të ri në skuadër duke prezantuar zyrtarisht sulmuesin Victor Da Silva. Një lojtar ky me eksperiencë të madhe në Itali, duke u formuar në këtë vend dhe që do të kontribuojë me fanellën e shkodranëve. Në sezonin 2012-2013 do të kishte mundësinë e artë për të debutuar edhe në Serinë A, teksa luajti kundër Atalantës. Më pas Da Silva ka luajtur edhe me Breshian apo Peskarën, por pa arritur që të lërë gjurmë me golat e shënuara.
Për të qenë më saktë, duhet të theksojmë se në këto 8 vite futbollistike me klubet italiane, futbollisti ka shënuar vetëm 9 gola në total. Shifër kjo e cila dëshmon qartë thatësirën e tij, ndërsa sezonin e fundit me Virtus Veronën në Serinë C e mbylli pa e përshëndetur kurrë rrjetën kundërshtare. /Sport Ekspres/