Ashtu siç edhe pritej, Ardit Hila ka hedhur firmën e re në kontratë duke mos surprizuar me zgjedhjen e bërë. Mesfushori 27-vjeçar u përfol se e kishte mbyllur marrëveshjen me Gentian Mezanin për t’u transferuar në Kosovë. Vetëm pak orë më parë është zyrtarizuar edhe ky afrim, me Hilën që do të jetë pjesë e Gjilanit për një sezon.
Gjatë kësaj kohe do të shihet vlera që do t’i shtojë ekipit ky futbollist, që po kërkohej edhe nga ana e Kukësit. Por dëshira e verilindorëve nuk ishte shumë e matur, teksa po vonoheshin shumë me hapat konkretë për të mbyllur marrëveshjen me Hilën. Në këtë mënyrë përfitoi edhe Mezani, duke firmosur me lojtarin që ka dalë kampion i Superiores me Partizanin. /Sport Ekspres/