Didier Deschamps ka bërë zgjedhjet e tij përfundimtare për Kupën e Botës. Trajneri francez ka zyrtarizuar sot listën me 25 lojtarët që do të marrë me vete në Katar. Në listë vihet re mungesa e portierit të Milanit, Maignan. Ky i fundit ka bërë një sezon të shkëlqyer me kuqezinjtr, por së fundmi ka pasur një lëndim në pulpë. Për këtë arsye Deschamps ka vendosur të thërrasë Areola-n dhe Mandanda-n si alternativa të Lloris.
Mesfusha trikolore do të jetë e vakët këtë Botëror, teksa i kushtëzuar edhe nga lëndimet e Pogbasë dhe Kantesë, trajneri i Francës ka përzgjedhur vetëm 6 mesfushorë. Sa i përket sulmit, është reparti më i konsoliduar për “gjelat”. Duke nisur nga fituesi i Topit të Artë, Benzema, e për të vazhduar me Mbappe-në, Giroud-në apo edhe Griezmann-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/