Zyrtare/ Çdo gjë shkon sipas planit, Ferhan Hasani dërgon Sindrit Gurin vetëm një hap larg Partizanit

Sindrit Guri është vetëm një hap larg zyrtarizimit si lojtari më i ri i Partizanit. Në media u përfol për kalimin e këtij futbollisti tek të kuqtë ndërsa pengesa e vetme ishte një kualifikim i mundshëm i Shkëndijës në grupet e Conference League.

Por humbja e penalltisë së Ferhan Hasanit ndaj AIK solli eliminimin e Shkëndijës dhe afroi Gurin me Partizanin. Pak minuta më parë kuqezinjtë e Tetovës njoftuan mbylljen e bashkëpunimit me Gurin.

“KF Shkëndija dhe Sindrit Guri kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi. KF Shkëndija shpreh publikisht mirënjohjen për Sindritin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen.

Rikujtojmë që Guri skuadrës sonë iu bashkëngjit në shtator të vitit të kaluar dhe ishte lojtari kryesor në sulmin e Shkëndijës, duke shënuar golat vendimtarë si në kampionat po ashtu edhe në ndeshjet në kompeticionet evropiane.

Sindrit Guri deklaroi se “falënderoj KF Shkëndijën, Tetovën, Ballistët, të gjithë tifozët, bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë të punësuarit në klub për përkrahjen e parezervë që ma kanë dhënë gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në Shkëndijë dhe në Tetovë.

Unë jam shumë krenar që pata mundësinë të jap maksimumin për fanellën kuqezi, fanellë kjo që përfaqëson të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Shkëndijës i uroj suksese të mëdha në rrugëtimin e saj!

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Sindrit. Faleminderit për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen!”, shkruhet në faqen e klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *