Një afrim i bujshëm dhe i pari për Laçin ka ardhur në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për Bedri Grecën, ndërsa gjithçka është zyrtarizuar vetëm para pak minutash nga ana e klubit të kurbinasve.
Futbollisti 29-vjeçar ka ardhur nga aventura e tij me Gjilanin, ndërsa kohët e fundit ka pasur disa polemika për mënyrën e ndarjes me ekipin dhe me trajnerin Mezani. Pavarësisht të gjithave është hapur një kapitull i ri për karrierën, atje ku Greca kërkon të rikthehet më i fortë se kurrë në elitën e futbollit shqiptar. Më herët kishin nisur kontaktet me Bylisin dhe u përfol se ishte pranë ballshiotëve, por do të jetë një armë më shumë për trajnerin Cungu. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram